E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama nuk ka programuar takim me Çavezin

Meksiko - Presidenti amerikan, Barak Obama, nuk ka parashikuar të zhvillojë asnjë takim kokë më kokë me kolegun venezuelian, Ugo Çavez, të cilët ndoshen në samitin e Amerikave. Ky samit do të fillojë sot në Trinidad Tabako, dhe pritet të përfundojë ditën e dielë.

"Në program nuk është parashikuar asnjë takim kokë më kokë...", tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs, përpara shtypit në Meksiko.

Obama dhe Çavez do të jenë të pranishëm në samitin që mbledh 34 kryetarë shtetesh dhe qeverish. Venezuela kryeson kontestimin antiamerikan në Amerikën Latine.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›