E Shtunë, 31 Tetor 2026

PR: Rama demagogji

Berat-Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, deklaroi dje në mbrëmje në Berat, se koalicioni i djathtë i ka përmbushur premtimet e dhëna ndaj qytetarëve. "Koalicioni i djathtë në katër vitet e qeverisjes i ka përmbushur premtimet e tij ndaj shqiptarëve, të cilët ishin të bindur se vetëm një qeverisje e djathtë do të ndërtonte institucionet demokratike, do të luftonte kundër krimit të organizuar e korrupsionit dhe do të sillte zhvillimin ekonomik”-theksoi Mediu, i pranishëm në çeljen e fushatës elektorale në rrethin e Beratit, ku u bë edhe prezantimi i kandidatëve për deputet të PR-së.

Kryetari i PR, Fatmir Mediu, akuzoi Ramën se po mashtron elektoratin e tij dhe gjithë shqiptarët me një program dhe filozofi false. Sipas tij, programi i politikave të reja të PS është një demagogji pa bosht që edhe vetë Rama nuk e kupton.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›