Berisha: Do rrisim pensionet
Tiranë -Kryeministri Sali Berisha deklaroi të enjten se "në mandatin e dytë, qeveria do të ketë si prioritet barazimin e pensioneve të fshatit me pensionet në qytet". Sipas zyrës së shtypit pranë Qeverisë, Kryeministri Berisha mori pjesë sot në përurimin e nisjes së punimeve për rrugën Farkë- Baldushk, ku gjatë takimit me banorët e zonës, vuri në dukje disa nga arritjet e qeverisë në këto 4 vite, si dhe prioritetet e saj për mandatin e dytë qeverisës.
Kreu i Qeverisë u ndal në premtimin e mbajtur për dyfishimin e pensioneve në fshat, duke siguruar se "ky është vetëm hapi i parë, pasi hapi i dytë i madh do të jetë barazimi i pensioneve të fshatit me pensionet në qytet". "Në 3 vite, ne kemi vendosur në pensionet tuaja një shumë të njëjtë me aq sa është vendosur në 17 vite të marra së bashku", u shpreh Kryeministri Berisha. Duke u ndalur te programi elektoral i Partisë Socialiste, Kryeministri theksoi se "teoria e 'sovranitetit ushqimor' ishte formuluar nga disa grupe marksiste-leniniste në Brazil, kur kishin organizuar një tubim antiglobal kundër tubimit kombëtar, për t’i dhënë fund varfërisë".
"Në qoftë se zoti Rama servir platforma të tilla për fermerët e Shqipërisë, ta harrojë se mund të mashtrojë qoftë edhe një fermer të vetëm. Ndaj, në këto zgjedhje le të shkojmë të kthjellët, të bindur se çdo votë majtas është votë pas", u shpreh Kryeministri.
Kryeministri premtoi se "ndërtimet e nisura në këtë mandat do të vazhdojnë në mandatin e ri, ku do të thellohet edhe më tej ndryshimi i madh që ka nisur". Duke i bërë edhe njëherë thirrje qytetarëve që të pajisen me kartat e identitetit, Kryeministri u shpreh se "në këto zgjedhje duhet t’i faktojmë njëri-tjetrit, Evropës dhe botës, si dhe NATO-s që na dha një besim kaq të madh, se ne do të votojmë si qytetarë të lirë, me dinjitet të plotë".