E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama optimist pas uljes së papunësisë

Presidenti amerikan Barak Obama zyrtarizoi sot emërimin e Xhen Sperling si drejtor të Këshillit Ekonomik Kombëtar. Kjo e bën Sperlingun këshilltarin kryesor të presidentit Obama në fushën e ekonomisë.

Obama theksoi se Sperlingu ka përvojë në kthimin e defiçitit buxhetor në ekonomi, duke iu referuar përvojës së tij në adminitraten Klinton.

Obama e cilësoi si lajm pozitiv rënien e shkallës së papunësisë në Shtetet e Bashkuara, por theksoi se ende nevojitet shumë punë për të rimëkëmbur ekonominë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›