E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina, modernizimi i ushtrisë

Jo shumë kohë më parë fokusi i ushtrisë së shtetit Kinez ishte madhësi, se sa në cilësi. Ushtria Popullore Kineze në vitin 1949 nisi funksionimin e saj me një ushtri me 5 milionë fshatarë të forte fizikisht. Ndërsa tani numëron 2.3 milionë trupa ushtarakë, pothuaj dyfishi i ushtrisë amerikane. Por raketat "Kill" të satelitit të vjetër në 2007 lajmëruan një qasje të re tekenologjike. Kina po shpenzon shuma të mëdha parash për të modernizuar ushtrinë e saj, duke riparuar anijet e luftës dhe duke ndërtuar fuqinë e tretë në botë për armatimet ajrore.
 

Sipas analisteve, keto shpenzime vijne me pretekstin se duhet një siguri në rajon dhe se ushtria më e madhe në botë, po përpiqet ti ktheje vetes shkëlqim si një forcë moderne dhe me teknologji të lartë. Por sipas tyre këto zhvillime të Kinës mund të sjellin tensione tek shtetet fqinje dhe të prekin marrëdhëniet midis Kinës dhe vendeve te tjera.
 

Vetë Kina para pak kohësh shprehu një ankesë lidhur me stërvitjen që dy Koretë dhe Japonia nisën me forcat ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë ajo është furnizuesja kryesore e armatimeve në Pakistan.
Shqetësimi në lidhje me përmirësimet teknologjike ushtarake në Kinë u rrit muajt e fundit, pasi një sërë armësh të sofistikuara dolën në dritë, të cilët kërcënojnë ushtrinë amerikane.
 

Gjatë javëve të fundit, ushtria e vendeve perëndimore kanë njoftuar në mënyrë jo zyrtare se Kina ka bërë pjesë e armatimeve të saj një raketë balistike e re anti-ajrore, një avion ushtarak transportues, si dhe një prototip të vjedhur J-20.
Qëndrimi i saj i fshehtë lidhur me modernizimin dhe teknologjinë e ushtrisë, bëjnë që të gjitha këto fjalë të thëna në mënyrë jo zyrtare të mund të jenë në vërteta.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›