Mustafa: Kundër koalicionit me PDK-në

“Kurrsesi dhe në asnjë mënyrë nuk do të bëjmë koalicion me PDK-në”, ka thënë lideri i LDK-së, Isa Mustafa, në takimin përmbyllës të fushatës, të mbajtur sot në Isniq të Deçanit.
Pasi ka bërë një pasqyrim të përgjithshëm përsa i takon rivotimeve, ka theksuar se e gjithë kjo ka ardhur per fajin e LDK-së, pasi është fakt se është dhunuar vota e qytetarëve dhe është sjellë në pikëpyetje legjitimiteti i zgjedhjeve, por edhe i qeverisjes së ardhshme.
“Nuk mund të kemi parlament dhe institucione të dala nga zgjedhjet, të cilat nuk kanë legjitimitetin e qytetarëve”, ka theksuar Musatafa, i cili ka kërkuar votën e deçanasve për subjektin e tij politik.
Mustafa njëkohësisht ka kërkuar edhe ndryshimin e sistemit zgjedhor, i cili nuk le mundësi për manipulime siç ndodhën në zgjedhjet e 12 dhjetorit.
“Askush nuk ka të drejtë të prekë votën dhe besimin qytetar, ndaj zgjedhjet duhet të kenë legjitimitetin e duhur”, ka nënvizuar ai.
Ndërkaq, Sabri Hamiti, nënkryetar i LDK-së ka thënë se “ka vetëm një LDK dhe kurrsesi bashkime të tjera që thirrën në emër të vlerave të saj dhe të filozofisë rugoviane”.
Sipas tij, fuqia e atyre që mund të bëjnë ndryshime në këtë vend, gjendet brenda LDK-së.