E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëm 30 policë serbë kthehen në detyrë

Prishtinë - Deri më tani, 30 policië janë kthyer në Policinë e Kosovë, nga 300 të tillë që e kanë braktisur detyrën. Shumica e tyre janë nga rajoni i Gjilanit dhe i Prishtinës, por ka të kthyer edhe në policinë kufitare. Por, në Graçanicë, lokalitet i banuar me shumicë serbe, ende nuk është kthyer asnjë polic i suspenduar.

Komandanti i stacionit të policisë në këtë vend, Nebojsha Popoviç, ka thënë se deri tani nuk është kthyer asnjë polic, përveç 3 nga stafi civil. Sipas një vendimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme nëse deri më 30 qershor policët e suspenduar nuk kthehen në vendet e tyre të punës, atëherë nuk konsiderohen më punonjës të policisë.

Policët serbë janë larguar nga radhët e policisë së Kosovës, menjëherë pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt të vitit të shkuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›