Trajkoviç: Autostrada Durrës-Prishtinë, arritje evropiane
Prishtinë -Nënkryetarja e Këshillit Nacional Serb të Kosovës, Rada Trajkoviç, duke komentuar ndërtimin e autostradës Durrës-Prishtinë, ka vlerësuar se kjo rrugë paraqet një arritje evropiane në kuptimin e lirisë së qarkullimit dhe duhet të zgjerohet edhe më tej nga Merdari.
"Gjithkund në botë ekzistojnë komunitetet të cilat duan dhe kanë nevojën e natyrshme që të komunikojnë me pjesëtarët e kombit të tyre. Në këtë kuptim unë vërtet pres se do të ishte një zgjidhje shumë e mirë që hapësira e Kosovës të jetë një zonë pa dogana dhe të hapet liria e qarkullimit edhe në pikën te Merdari, në kuptimin e asaj që është liria e qarkullimit të serbëve dhe të tjerëve që kanë nevojë ndaj Beogradit", është shprehur znj. Trajkoviç për DV.