Obama përkrah atyre që kërkojnë drejtësi në Iran
Uashington- Presidenti amerikan, Barack Obama siguroi dje se SHBA do të qëndronte përkrah atyre që kërkojnë drejtësi në mënyrë paqësore në Iran, në një intervistë dhënë kanalit televiziv CBS News.
Ndërkohë që po e pyesnin nëse kishte një mesazh për manifestuesit iranianë që kontestojnë rizgjedhjen e presidentit ultrakonservator Mahmoud Ahmadinejad, Obama deklaroi ‘ne qëndrojmë përkrah atyre që kërkojnë drejtësi në mënyrë paqësore’.
Presidenti amerikan, që ka refuzuar deri tani të bëhet palë e hapur në debat mes Ahmadinejadit dhe kundërshtarit të tij të moderuar Mir Hussein Moussavi, është kritikuar në SHBA për qëndrimin e tij, që vlerësohet si tepër i rezervuar kundrejt regjimit iranian.