E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama përshëndet fundin e dekadës së luftës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka shënuar Ditën e Veteranëve, duke u thënë amerikanëve se dekadës së dhimbshme të luftës në Irak dhe Afganistan po i vjen fundi.

Obama ka vënë kurora lulesh në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit, në kujtim të atyre që kanë vdekur gjatë shërbimit në ushtri.

“Kjo është Dita e parë e Veteranëve në një dekadë, në të cilën nuk ka trupa amerikane që luftojnë dhe vdesin në Irak. 33 mijë ushtarë tanë janë kthyer nga Afganistani dhe tranzicioni atje është në proces. Pas një dekade luftë, heronjtë tanë po kthehen në shtëpi”, ka thënë Obama.

Tërheqja e plotë e trupave amerikane dhe të tjera nga Afganistani pritet të përfundojë në vitin 2014.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›