E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rodgers kërkon përforcime

Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers ka kërkuar nga pronarët e klubit të vejnë në dispozicion fonde për përforcime gjatë afatit kalimtar të janarit.

Rodgers, skuadra e së cilit barazoi 1-1 me Chelsean të dielën, mbetet 15 pikë prapa liderit Manchester United. Dhe, ai ka pranuar se ekipi ka nevojë për përforcime.

“Ky ishte barazimi ynë i gjashtë këtë stinor dhe na nevojiten një ose dy përforcime në janar në mënyrë që ti shndërrojmë këto barazime në fitore. Por, ata nuk kushtojnë lirë andaj duhet të kemi para në dispozicion”, deklaroi Rodgers për BBC Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›