E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama propozon shtrëngim të kontrolleve kufitare

Presidenti amerikan Barak Obama ka paraqitur arsyetimin e tij per reformen e emigracionit, gjate nje vizite ne El-Paso, ne Texas ne kufirin SHBA-Meksike. Obama tha se shtrengimi i kontrolleve kufitare per emigrantet e paligjshem, do te permiresonte sigurine dhe ekonomine e Shteteve te Bashkuara.

Emigracioni i paligjshem eshte nje ceshtje politikisht e nxehte ne SHBA, dhe presidenti Obama nuk pritet te jete ne gjendje te sjelle nje stabilizim te situates, para fillimit te votimeve presidenciale qe do te mbahen ne nentor te vitit 2012. Ne Shtetet e Bashkuara ka rreth 11 milione emigrante te paligjshem, ku shume prej tyre jane amerikano-latine te cilet kane kaluar nepermjet Meksikes.

Obama ka premtuar ne menyre te perseritur se do te rregulloje sistemin e emigracionit ne SHBA, por çeshtja ka bere nje hap pas per probleme te tjera si rimekembja e ekonomise dhe reforma e kujdesit shendetesor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›