E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama shprehet më në fund: Mbështes martesat mes homoseksualëve

Share

Presidenti amerikan, Barak Obama, i ka dhënë fund muajve të tërë me ekuivoke në lidhje me çështjen e martesës së homoseksualëve duke thënë se ai mendon se çiftet homoseksuale duhet të martohen.

Ai i tha ABC News: Është e rëndësishme për mua që të shkoj përpara dhe të afirmoj se mendoj se çiftet homoseksuale duhet të martohen.

Sipas BBC, Obama është bërë presidenti i parë amerikan që mbështet martesat gej.

Së fundmi Obama ishte nën presion për të qartësuar qëndrimin e tij në lidhje me këtë çështje.

Qëndrimi i tij natyrisht do mërzisë disa votues. Komentet e tij vijnë në ditën kur Karolina e Veriut miratoi një amendim kushtetues për ndalimin e martesave të seksit të njëjtë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›