Aktivitet për Ditën e Europës, Sequi: E ardhmja e Shqipërisë, në BE
Tiranë- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Europës, BE- ka zhvilluar një aktivitet festiv në ambientet e Teatrit të Operas dhe Baletit, ku ishin të ftuar dhe personalitete të shtetit shqiptar.
Në fjalën e tij , ambasadori i BE- së në Tiranë, Etore Sequi u shpreh se e ardhmja e Shqipërisë do të jetë në Evropë.
Cila është e arshmja për Shqipërinë, një Shqipëri në BE, dhe që do të ketë përfaqësuar dhe vlerat dhe standardet që përfaqësojnë atë. Mos jam gjë naiv, jo kam besim, jam në dilemë, jo kam besin, jam i verbër, jo kam vizion. Besoj se këtë vizion e ndajmë të gjithë bashkë,- tha Sequi.
Sipas tij rruga për tiu bashkuar familjes së madhe evropiane është e vështirë, por nëse ka përpjekje mund të arrihet.
Europa mbi të gjitha është sot një histori e hapur, për arsye se të gjtha vlerat janë më të rëndësishme se kufijtë. Europa është një ëndërr që është bërë realitet, dhe mund të bëhet se mund ta udhëheqim vetveten nga vlerat. Vizioni është se Europa është Europë dhe kjo është Europa si një objektiv kombëtar i një popull kaq fisnik sa shqiptarqët, Unë e di që objektivi nuk është i lehtë, por për gjërat që do të arrihen,- vijoi diplomati evropian.
Në kuadër të kësaj dite zhvilloi një aktivitet sportive edhe Bashkia e Tiranës.
Kryebashkiaku Basha së bashku me Ministren e Integrimit, Majlinda Bregu dhe një numër të madh të rinjsh kanë kryer një maratonë vrapimi dhe gara me biçikleta.
Lidhur me këtë aktivitet ambasadori Sequi u shpreh se Europa nuk është thjesht “dokument” dhe gjëra që duhen arritur, por është edhe ky shpirt, fryma për Europën ka të bëjë më të jetuarit në mënyrë të shëndetshme, mjedisin, me këtë entuziazëm që ju keni treguar të gjithë këtu sot