9 Maji i ardhshëm do të festohet me punë
Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku ka thënë se 9 maji nuk do të jetë më festë dhe pushim, por do të jetë punë, ngase veç ashtu mund të jemi pjesë e Evropës.
“Nga viti i ardhshëm nuk do të jetë Dita e Evropës ditë pushimi. Gjithmonë do të jetë festë që do të shënohet, por ne në Evropë nuk do të mund të shkojmë duke festuar e pushuar, por duke punuar”, ka thënë ajo.
Çitaku, ndër të tjera, ka pohuar se varet nga përmbushja e obligimeve se kur do jemi pjesë e familjes evropiane.
“Unë e kuptoj këtë demonstrim të sotshëm si një mundësi e jona për të dërguar sinjalet në Bruksel se ne duam të jemi pjesë e familjes evropiane, por përfundimisht pjesë e BE-së do të bëhemi atëherë kur të përmbushim reformat dhe detyrimet”, ka thënë ajo.
Dita e Evropës po festohet me aktivitete të ndryshme të shtrira gjatë gjithë ditës në kryeqytetin e Kosovës.