E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama shtron iftar, pro ndërtimit të xhamisë në Nju Jork

Presidenti amerikan jep për herë të parë mendimin e tij rreth projektit për ndërtimin e një qendre kulturore islamike dhe një xhamije afër sheshit “Ground Zero”, projekt i cili është kundërshtuar nga republikanët.

E them hapur se “si atdhetar dhe President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, myslimanët kanë të drejta në këtë shtet si të gjithë të tjerët, mes të tjerash dhe të ndërtojnë vende ku të luten”.

Gjatë fjalimit duke vënë theksin tek liria e besimit fetar dhe toleranca fetare, Obama rikujtoi se mes Al-Kaedës dhe islamit nuk ka asnjë lidhje. “Kauza e Al-Kaedës nuk është Islami, por një lëvizje e devijuar. Ata nuk janë liderë fetarë, por terroristë që vrasin gra dhe fëmijë të pafajshëm. Prandaj ne i luftojmë ata”.

Duke theksuar se Al-Kaeda më shumë se pjesëtarë të feve të tjera vret myslimanë të pafajshëm, Obama nënvizoi se dhe në listën e viktimave të 11 shtatorit gjenden shumë myslimanë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›