Tërnava: Kosova njohje nga Konferenca Islamike
Myftiu Tërnava konfirmoi se ka marrë premtime për njohje të reja nga vetë kreu i Konferencës Islamike.
"Dje kam marrë një letër nga sekretari i Përgjithshëm i Konferencës Islamike, Ekmeledin Ihsanogllu, menjëherë pas marrjes së vendimit i pata dërguar një letër, dhe i cili thotë se më tërë përkushtimin që ka si sekretar i Përgjithshëm do të bëjë të pamundurën që sa më shpejt të vijnë njohje të reja për Kosovën si shtet sovran dhe i pavarur", theksoi Tërnava pas takimit me kryeministrin Hashim Thaçi.
Dy personalitetet kanë biseduar për suksesin historik të Republikës së Kosovës në GJND, për njohje të reja. Kryeministri ka shpreh besimin se myftiu, dhe Bashkësia Islame do të japin kontributin e tyre të rëndësishëm edhe për përgatitjen e shtetit të Kosovës për asamblenë e Përgjithshme që do të mbahet në muajin shtator.