Obama-t ne Londer takim me mbretereshen Elisabete

Presidenti amerikan Barak Obama dhe zonja e Parë, Mishel, kanë marrë gjithë nderimet e rastit jo vetëm për atë që ata përfaqësojnë, por edhe për faktin se priten në Britaninë e Madhe, një vend që ka madhështinë e duhur. Mbreterësha Elisabet ka pritur çiftin në nisjen e axhendës së tyre në Britani, dhe më tej Obamat kanë biseduar për rreth 20 minuta edhe me të sapomaruarit, Kate dhe William.
Ndër ngjarjet speciale të vizitës është edhe vendosja e kurorës në Varrit e Luftëtarit të Panjohur, një gjest që pothuajse asnjë personalitet në vizitë zyrtare në Britani, nuk i është shmangur.
Më herët, presidenti Obama dhe kryeministri David Kameron folën për lidhjet thelbësore që ekzistojnë mes vendeve të tyre. Në një artikull të përbashkët në “Times”, ata kanë theksuar se marrëdhëniet SHBA- Britani nuk janë vetëm të veçanta, por esenciale për dy vendet dhe për botën.
Sipas analistëve të BBC-së, kjo çështje shtrohet përherë sa herë një president amerikan viziton Britaninë e palët duket se kanë vendosur që mënyra më e mirë për ta shamngur debatin është të gjejnë çdo herë një fjalë të re përshkruese.
Presidenti dhe Zonja e Parë, Mishell, u detyruan të nisen drejt kryeqytetit britanik, para agjendës së planifikuar me qëllim që të evitonin anulimin e mundshëm të fluturimit për shkak të reze vullkanike islandeze. Obamat u ulën në Londër të hënën në mbrëmje pas vizites tejet të sukseshmë në Irlandë.
Juli Prifti