Kaosi ne veri. Institucionet e Kosoves inekzistente

Në veriun e Kosovës, të dominuar nga serbët mbretëron një kaos i vërtetë, ku fuqia e strukturave paralele serbe është shumë e madhe ndërsa prezenca e institucionev të Kosovës nuk vërehet fare. Në një raport të jashtëzakonshëm për veriun, të hartuar nga Zyra e Koordinatorit për Strategjinë e Veriut të Kosovës, Ylber Hysa thuhet se veriu i Kosovës është në duar të strukturave të jashtëligjshme paralele serbe dhe se atje mungojnë rendi dhe ligji.
Policia e Kosovës, sipas këtij raporti vepron në veri, por ajo është kryesisht e pafuqishme përderisa në këtë pjesë të Kosovës mungon gjyqësori. Opozita kërkon nga qeveria e Kosovës që të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për vendosjen e autoritetit të saj në këtë pjesë.
“Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarrë masa sa më parë që ta fusë atë pjesë të vendit nën kontroll. Qeveria e Kosovës duhet të dërgojë masa të shtuara të policisë së Kosovës në atë pjesë të territorit të Kosovës dhe qeveria po ashtu duhet sa më shpejt të ndërmarrë masat e duhura për ta krijuar ushtrinë e Kosovës e cila do ta garantonte dhe mbronte territorin dhe kufijtë e Kosovës e po ashtu t’i dërgoi doganier në pikat 1 dhe 31 të cilat janë djegur” tha Visar Ymeri, kryetar i grupit parlamentar të Vetëvendosjes.
Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi thotë se për vendosjen e rendit dhe ligjit në këtë pjesë duhen vite.
“Natyrisht ne jemi shumë të përkushtuar, natyrisht edhe me mekanizmat tjerë të sigurisë me EULEX-in dhe KFOR-in që edhe në veri së pari të vendoset siguria për të gjithë qytetarët pastaj sundimi i ligjit. Është proces që shkon më ngadalë për shkak të specifikave. Megjithatë gjendja për ditë është më e mirë dhe sigurisht që për disa muaj dhe vite edhe ajo pjesë do të jetë plotësisht e qetë me sundim të rendit dhe ligjit sikur të gjitha pjesët tjera të Kosovës” tha Rexhepi.
Ndryshe nga Rexhepi, zyra e koordinatorit për veriun paraqet një tjetër version për gjendjen në veri, ku grupet kriminale e rrezikojnë jetën normale të qytetarëve të kësaj pjese. Sipas raportit në shtatë komuna të Kosovës, katër në veri të Ibrit dhe tri në jug të këtij lumi, veprojnë 67 grupe të ndryshme të kontrabandës, të cilat kanë bashkëpunim ndëretnik shqiptaro-serb.
Raporti për veriun vjen pikërisht në kohën e bisedimeve Kosovë-Serbi, në momentin që shteti serb po instiston fuqishëm që të hapet çështja e veriut në bisedime, ku zyrtarë të lartë të qeverisë serbe kanë propozuar edhe ndarjen e kësaj pjese, ndërsa që një mundësi e tillë kundërshtohet me forcë nga institucionet e Kosovës.
Bul Saliu