Obama takim me Kameron, diskutime për lirimin e libanezit

Presidenti Obama u takua në Shtëpinë e Bardhë me Kryeministrin britanik Dejvid Kameron dhe të dy kritikuan lirimin e libianit të shpallur fajtor, lidhur me hedhjen në erë të avionit amerikan mbi Lokerbi të Skocisë. Obama tha se do ta mirëpriste çdo informacion të ri se përse autoritetet skoceze e liruan libianin, Abdel Baset Ali al Megrahi vitin e kaluar për shkaqe humanitare.
Mjekët thanë në atë kohë se ai ishte i sëmurë me kancer dhe i kishin mbetur pak muaj jetë. Por për presidentin amerikan lirimi ishte një vendim i pamenduar që bie në kundërshtime me parimet se si duhet trajtuar një terrorist dhe nuk pasqyronte dhimbjen e familjeve të 270 personave të vrarë nga shpërthimi. Nga ana e tij Kameron tha se lirimi i libianit ishte një vendim i keq dhe se Al-Megrahi ishte një vrasës i pamëshirshëm. Pesidenti Obama dhe kryeministri Kameron diskutuan edhe mbi ekonominë globale, Iranin, Afganistanin dhe konfliktin izraelito-palestinez.
Delina Bitraku < I mëparshmi