E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, digjet shtëpia shekullore. Në rrezik Muzeu

Një shtëpi në lagjen muzeale të Korçës është djegur tërësisht dhe ka rrezikuar edhe djegien e Muzeut Arkeologjik të qytetit.Për më shumë se dy orë përpjekje kundër flakëve forcat zjarrfikëse kanë mundur të shpëtojnë përhapjen e zjarrit në zemër të qytetit. Zjarri sipas burimeve të policisë lokale ka shpërthyer befasisht gjatë orëve të paradites dhe ka djegur plotësisht shtëpinë dy katëshe,disa metra larg Katedrales.Zjarri ka alarmuar banorët e lagjes muzeale, ndërkohë që këta të fundit në mungesë të të zotëve të shtëpisë, kanë kërkuar ndihmën e policisë lokale.

Zjarri sipas të dhënave të para të grupit të hetimit ka ardhur nga bodrumi i shtëpisë dy katëshe duke u përhapur me shpejtësi edhe në katin e parë e të dytë të ndërtesës.Godina e rikonstruktuar vetëm pak kohë më parë është përfshirë e gjitha nga flakët dhe vjetërsia e saj rreth 100 vjeçare dhe punimet e drurit kanë favorizuar zjarrin.Punën e zjarrfikseve e ka vështirësuar terreni pasi rruga ku ndodhet shtëpia që morri flakë është mjaft e ngushtë që nuk lejon qarkullimin e mjeteve të tonazhit të rëndë,përfshi dhe zjarrfikësin. Sipas hetimeve mendohet që shkak i rënies së këtij zjarri mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike brenda banesës.

Albana çakshiri < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›