Obama takime ne Lindjen e Mesme
Shtepia e Bardhe beri te ditur se presidenti Barack Obama do te takohet te marten ne Uashington me presidentin e Izraelit, Shimon Peres. Obama ka ftuar lideret e Egjiptit, Izraelit dhe Palestinezeve te vizitojne Shtepine e Bardhe ne javet e ardhshme per te diskutuar procesin e paqes ne Lindjen e Mesme. Zedhenesi i Shtepise se Bardhe, Robert Gibbs tha se Obama te merkuren do takohet gjithashtu edhe me presidentet e Pakistanit dhe te Afganistanit, Hamid Kharzai dhe Asif Ali Zardari, me te cilet do te bisedoje per gjendjen ne rajonin e trazuar. Qeverite e Pakistanit dhe Afganistanit po perballen me kryengritesit talebane ne vendet e tyre dhe me nje vale te re dhune.