Berisha marreveshje me PDI-ne
Koalicionit te djathte te udhehequr nga Partia Demokratike i jane shtuar edhe tre forca te tjera politike. Kryetari i demokrateve Sali Berisha ka nenshkruar te premten me partine Drejtesi dhe Integrim te kryesuar nga Tahir Muhedini. Kjo e fundit njihet si forca qe mbron te drejtat e komunitetit cam. Nisur edhe njga debatet e fundit Berisha theksoi se ne bashkepunim me komunitetin cam do te behen te gjitha perpjekjet per te zgjidhur ceshtjen e pronave te shqiptareve ne Greqi. Zoti Berisha firmosi koalicion parazgjedhor edhe me Partine Levizja e Legalitetit te Ekrem Spahise si dhe me Partine e Ballit Kombetar te Adriatik Alimadhit. Shefi i demokrateve i konsideroi keto dy forca pjese te rendesishme te se djathtes historike shqiptare.