Nënpresidenti i ShBA-ve pritet të vizitojë Kosovën
Uashington - Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, pritet të zhvillojë këtë muaj një tur në Ballkan. Këtë lajm e bën të ditur Shtëpia e Bardhë, ku thuhet se Biden do të ketë mundësinë të takohet edhe me personelin e ushtrisë amerikane.
Nënpresidenti i ShBA-ve, në turin i cili do të nisë më 18 maj, do të vizitojë Kosovën, Bosnje-Hercegovinën dhe Serbinë.
"Gjatë vizitës, nënpresidenti do të takohet me udhëheqësit politikë në të tri vendet, si dhe me zyrtarë amerikanë dhe personelin ushtarak të Shteteve të Bashkuara të stacionuar në rajon", thuhet në komunikatën e lëshuar nga zyra e nënpresidentit Biden.