Obama takohet me Karzain

Presidenti amerikan Barak Obama është takuar me homologun e tij Afgan Hamid Karzai në Shtëpinë e Bardhë. Bisedimet janë përqendruar në atë që do të jetë data kur trupat amerikane do të tërhiqen nga Afganistani. Ose nëse do të ketë sërish një numër të kufizuar të prezencës ushtarake amerikane dhe pas vitit 2014. Shtëpia e Bardhë disa herë ka lënë të kuptohet se një tërheqje komplete do të ndodhë në vitin 2004. por nga ana tjetër Gjenerali amerikan Xhon Allen, mendon se në vend duhet të qëndrojnë dhe 15 mijë trupa të tjerë ushtarakë dhe pas kësaj date. Ajo që është quajtur si opsioni zero ose një tërheqje e plotë e ushtarëve ka zemëruar shumë deputetë afganë të cilët mendojnë se kjo lëvizje do e çonte vendin në luftë civile. Gjithësesi shtëpia e bardhë deklaron se presidenti Obama është ende shumë larg marrjes së një vendimi përfundimtar.