Obama takohet me Petraeus, diskutuan për tërheqje nga Afganistani

Presidenti amerikan, Barak Obama, është takuar me komandantin më të lartë ushtarak të NATO-s dhe të SHBA-ve, në Afganistan, David Petraeus, për të diskutuar një varg opsionesh për fillimin e tërheqjes së forcave amerikane nga Aganistani, në muajin korrik. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhej Karni, theksoi se gjenerali Petraeus, së bashku me anëtarët e tjerë të ekipit për siguri kombëtare të SHBA-ve, u takuan me Obamën mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë.
Karni tha se Petraeus ka paraqitur një varg opsionesh për reduktimin e trupave amerikane në Afganistan por ai nuk ka dhënë detaje të tjera.
Pritet që presidenti Obama, në mënyrë publike, së shpejti, do ta shpallë vendimin për uljen e numrit të trupave amerikane në Afganistan.
Ndërkohë në Afganistan gjenden afro 100 mijë ushtarë amerikanë.