Obama takon Bush; Diskutohet për tranzicion pa probleme
Uashington (Start)-Ka kaluar mjaft mirë takimi midis presidentit Xhorxh Bush dhe atij të sapozgjedhur, Barak Obama në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Obama ka zhvilluar kështu takimin e parë në Shtëpinë e Bardhë pas zgjedhjes së tij si president. Ky është një rit zyrtar, i vjetër sa vetë Amerika, në kuadrin e kalimit paqësor të pushtetit.
Pas një fushate të ashpër të të dy kandidatëve, ashtu sikurse presidenti aktual republikan në Shtëpinë e Bardhë, edhe ai demokrat që do ta zëvendësojë atë, zotohen se do të bashkëpunojnë javët e ardhshme, për t’u siguruar që administrata e zotit Obama të jetë e gatshme për të drejtuar vendin, që ditën e parë kur të fillojë nga puna. Gjatë takimit, dy liderët diskutuan mbi mënyrat se si të kalohet përmes një tranzicioni pa probleme. Shtëpia e Bardhë tha takimi ishte i mirë, konstruktiv, i relaksuar dhe miqësor ndërsa edhe ekipi i Obamës e quajti atë produktiv dhe miqësor duke e theksuar rëndësinë e bashkëpunimit gjatë gjithë periudhës së tranzicionit duke i patur parasysh rrethanat në të cilat ndodhet ky vend, si në aspektin ekonomik ashtu edhe të sigurisë.