E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndoka mbron votën e lirë

Tiranë (Start) -Deputët e PDK-së futen në grevë urie. Kryetari i PDK-së, z. Nard Ndoka deklaroi dje gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë se askush nuk do t’i ndalojë demokristianët të mbrojnë votën e lirë të qytetarëve.

“Z.Berisha kërkon të përjashtojë demokristianët nga procesi i administrimit të votës së zgjedhësve të saj në të gjitha nivelet. Për ne demokristianët kjo është e papranueshme, e patolerusheme dhe e konsiderojmë një atentat që u bëhet zgjedhjeve të lira në Shqipëri, një atentat që i bëhet demokracisë në Shqipëri, një atentat që u bëhet të drejtave dhe lirive politike të qytetarëve”, -tha Ndoka.

Ndoka tha se me këtë Kod zgjedhor që z.Berisha po kërkon të miratojë në bashkëpunim me z.Rama, synohet jo vetëm eleminimi politik i Partisë Demokristiane, një opsion i vjetër i zotit Berisha ky, por të eleminohen edhe të gjithë politikanët e padëshiruar, ose që për zotin Berisha janë sado pak të dyshimtë.

“Me këtë kod zgjedhor që po përgatitet të miratohet në këtë sallë, nga ju, të nderuar deputetë, ne do të kemi pas zgjedhjeve të vitit 2009 një parlament të emeruar, institucione të emruara, president të emruar, pra gjithçka në këtë vend do të varet nga vullneti i dyshes Berisha-Rama dhe jo nga vullneti i zgjedhësve shqiptarë”,- deklaroi Ndoka.
Kryetari i PDK-së, I bën thirrje të gjithë deputetëve të djathtë të ndalojnë këtë aventurë dhe të mos mbështesin dy liderat e diktarurës, Rama-Berisha me vendimet e tyre ekstreme.

Emrat e deputetëve të PDK-së të futur në grevë

Nard Ndoka
Ndue Shpani
Ymer Tola
Jak Ndokaj
Frrok Gjini

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›