Obama tani edhe në Twitter
Kryetari i Shteteve të Bashkuara do të fillojë që rregullisht të komunikojë nga llogaria e tij zyrtare në Twitter. Në një lajmërim që është bërë dy ditë më parë, është treguar që ekipi i kryetarit që do të rikandidojë për kryetar do të udhëheqë praninë e tij në mediat shoqërore dhe llogaritë në Facebook dhe Twitter. U tregua që thirrjet në Twitter do të kenë nënshkrimin "-BO.". Llogaria @BarackObama ka qenë aktive që nga viti 2007, kur Obama ishte duke përdorur median shoqërore në fushatën e tij parazgjedhore. Sidoqoftë, pasi llogaria filloi që të bëjë përditësime në vitin 2009, u gjet që ekipi i kryetarit po dërgonte mesazhe në Twitter dhe jo vetë kryetari amerikan. Në një vizitë në Shangai, Obama i tregoi një grupit të studentëve kinezë: "Unë kurrë nuk e kam përdorur Twitter-in. Gishtat e mi të mëdhenj janë shumë të ngathët në gjërat në telefon." Në fakt, vetë kryetari nuk ka dërguar mesazhe deri në fillim të vitit 2010, kur ai e shtypi butonin në mbështetje të llogarisë së kryqit të kuq @RedCross.