3 vjeçari i shpëton për mrekulli rënies nga kati i tetë (FOTO)
Një djalë 3 vjeçar i ka shpëtuar për mrekulli rënies nga ballkoni i katit të tetë, pasi mbeti i bllokuar tek aparati i ajrit të kondicionuar. Vogëlushi, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte vetëm në shtëpi në Pekin, Kinë. Fqinjët, që e dëgjuan duke bërtitur, thirrën policinë për ndihmë. Por kur vunë re që fëmija po rrëshqiste, atëherë e morën situatën në duar.
Dy burra hynë në aksion dhe e kapën fëmijën nga dora në sekondën e fundit.



