Bogdani-Salihi kane pasur fate te ndryshem sulmuesit qe luajne ne Europe
Dy fate të ndryshëm për dy bomberë kuqezinj. Pikërisht këtë të diel kur Erion Bogdani e mbylli me gol sezonin e tij në Serinë A, Hamdi Salihi u detyrua të dilte nga fusha që në minutën e 26-të të ndeshjes derbi në mes Rapidit të tij dhe Austrisë së Vjenës.
Bogdani, pra, i dha fund me gol dhe u ngjit në kuotën e 8 rrjetave të shënuar në këtë kampionat. Sulmuesi 33-vjeçar iu afrua tej mase maksimumit të tij në Serinë A, maksimum që ka qenë me 11 gola në vitin 2006 kur luante për Sienën. Sot është 5 vjet më i vjetër dhe gjithsesi është krenar kur qendron në një rang me Antonio Kasanon, Alesandro Del Pieron, që kanë shënuar po 8 gola si ai, dhe vetëm një shkallë më poshtë se Krespo, Mikoli, Kualjarela, Zarate apo Vuçiniç.
Me 45 gola gjithsej në Serinë A dhe 107 gola në tërësi në aventurën e tij italiane, Bogdani mund të ndihet i kënaqur, ndërsa besohet se do të vazhdojë të jetë në nivelet e larta.
Në Austri, Salihi nuk pati as fat dhe as qetësi. Jo vetëm nuk shënoi dot në ato 26 minuta që luajti, jo vetëm që Austria po fitonte derbin 2-0 në stadiumin e Rapidit, por edhe ndodhi katastrofa kur tifozët vendas u futën në fushë që nga tribuna veriore e stadiumit, me maska në kokë, me tatu në krahë e trup dhe duke kërcënuar lojtarët e Rapidit.
Një skandal i vërtetë, ndërsa futbollistët e të dyja skuadrave pritën 30 minuta në dhomat e zhveshjes derisa gjyqtari e mbylli takimin, ndërsa prania e policisë në fushë ishte tepër e madhe, ndonëse e vonuar. Jo vetëm kaq, por pati edhe gurë ndaj autobusit të Austrisë, nga të cilët u thyen xhama, por për fat të mirë nuk u dëmtuan njerëz.
Kur ka mbetur edhe një javë deri në përfundim të kampionatit, Salihi ka mbetur përfundimisht pa Europën, ndërsa pak besohet se do të fitojë edhe Këpucën e Artë, pasi ndodhet në vend të tretë në këtë renditje, me 17 gola, ndaj 20 të shënuar nga Linc dhe 19 nga Kinast.