E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama uron Berishën: Do forcojmë bashkëpunimin dypalësh

Presidenti amerikan, Barack Obama i ka dërguar një mesazh urimi kryeministri Berisha për fitoren në zgjedhjet parlamentare dhe rikonfirmimin në krye të qeverisë. Mesazhi i urimit të preseidentit Obama, kryeministrit Berisha iu dorëzua nga ambasadori amerikan John Withers në një takim të përbashkët.
Në mesazhin e tij drejtuar kryeministrit Berisha, presidenti Obama shkruan:
"I dashur Kryeministër, ju lutem pranoni përgëzimet e mia për rikonfirmimin e mandatit tuaj si Kryeministër i Shqipërisë. Pres me padurim të vazhdoj të punoj së bashku me ju për të promovuar lirinë dhe mirëqenien në të gjithë botën". Predidenti amerikan vijon duke deklaruar se "Për mua ka qenë një nder i madh që së bashku me udhëheqësit e tjerë të vendeve të NATO-s të mirëpresim Shqipërinë dhe Kroacinë si anëtarët më të rinj të Aleancës në samitin e Strasburg-Kehlit, në fillim të këtij viti. Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerësojnë kontributin e Shqipërisë në shtrirjen e paqes e stabilitetit në botë. Mbetem i angazhuar të vazhdoj bashkëpunimin me ju dhe të përkrah aspiratat Euroatlantike të vendit tuaj". Presdenti amerikan pohoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerësojnë lart marrëdhëniet e ngushta e miqësore me Shqipërinë. "Jam i bindur se bashkëpunimi ynë i vazhdueshëm do t'i konsolidojë edhe më tej lidhjet midis dy vendeve tona. I uroj qeverisë suaj dhe juve personalisht sukses të plotë në mandatin e ri qeverisës si Kryeministër", përfundon mesazhi i presidentit amerikan Obama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›