Obama vendos per sulm mbi Siri
Presidenti Barack Obama tha sot se ai ka vendosur që Shtetet e Bashkuara duhet të ndërmarrin ndërhyrje ushtarake ndaj qeverisë siriane, si pasojë e sulmit me armë kimike që mendohet se kjo qeveri ka kryer.
Duke iu drejtuar vendit sot në Shtëpinë e Bardhë, zoti Obama tha se kjo nuk do të ishte një ndërhyrje pa afat kohor dhe nuk do të përfshijë trupa amerikane në terren.
“Unë jam këtu për sigurinë kombëtare dhe fuqia jonë nuk është vetëm ushtarake, por duhet të jetë edhe një shembull. Sot kemi vendosur se çfarë do të jetë e drejtë për demokracinë tonë”;
“Respektoj mendimin e atyre që thonë: Të mendohemi mirë”. Por qindra fëmijë kanë vdekur pa asnjë lloj arsye. Nuk mund të lejojmë, që fëmijët tanë të rriten në një vend, ku ne nuk mbajmë premtimet tona”
Ai theksoi se një ndërhyrje ushtarake në Siri eshte e nevojshme sapo të jepet urdhëri. Mund të ndërhyjmë që nesër ose pas një muaji. Do shkojmë përpara dhe pa miratimin e OKB-së. Nuk pres asnjë shtet të bjerë dakort me vendimin tonë. Ne do të mbështesim popullin sirianë kundër Assad
