Obama viziton vendin me mysliman ne bote
Presidenti amerikan Barack Obama do te vazhdoje turin e tij 10-ditor ne Azi me nje qendrim ne Indonezi kombi me popullsine myslimane me te madhe ne bote.
Ashtu si dhe ne ndalesen e pare ne Indi tregtia dhe mbeshtetja per progresin demokratik pritet te jene ceshtjet kryersore qe do te preken.
Por analistet mendojne se kjo do te jete mundesia me e madhe per Obama per te riangazhuar boten myslimane qe pas fjalimit te tij ne Kairo ne qershor te vitit te kaluar.
Gjithashtu presidenti Obama po viziton nje komb ku ai ka kaluar 4 vjet kur ka qene adoleshent.
Ai do te kete nje dreke pune me presidentin Susilo Bambana Yudhoyono si dhe do te vizitoje xhamine me te madhe te Azise jug-lindore Istiqlal.