Kine ndalohet avokati i nobelistit te paqes
Nje avokat kinez qe perfaqeson fituesin e cmimit Nobel per Paqen Liu Xiaobo thote se i eshte ndaluar te largohet nga Kina.
Avokati Mo Shaoping thote se u ndalua nga policia kufitare ne aeroportin e Pekinit dhe se i eshte thene se nese largohej ai mund te behej nje kercenim per sigurine kombetare.
Zoti Mo thote se ishte drejtuar per ne konferencen e avoketerve qe do te zhvillohet ne Londer por autoritetet kineze druhen se ai mund te shkoje te terheqe cmimin Nobel per Liu Xiaobo.
Kina reagoi me inat ndaj dhenies se ketij cmimi disidentit i cili eshte denuar me 11 vjet burg pasi firmosi nje peticion qe bente thirrje per reforma politike.