Obama voton parakohe

Barak Obama hyri në Historinë e Shteteve të Bashkuara si Presidenti i parë afro-amerikan, por ai do të kujtohet edhe si i pari President "i votës së parakohëshme".
Obama do të votojë në Cikago të enjten dhe jo më 6 Nëntor. Ky do të jetë një shembull nxitës në garën shumë të ngushtë me kundërshtarin republikan Mit Romni.
Zonja e Parë Mishel Obama votoi me postë më 15 tetor. Meqë zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara janë një garë "shtet për shtet", kandidati presidencial duhet të fitojë fushë-betejat kryesore, Ohajo, Virxhinia dhe Florida, që nuk kanë votuar doemos për njërën prej partive.
Zgjedhjet ne SHBAKaty Perry mbështet Obamën Obama kontakton 50 DJ: Ftoni të rinjtë në votimeSfida e Trump ndaj Obamas Sipas fakteve, asnjë kandidat republikan nuk e ka fituar Shtëpinë e Bardhë pa marrë Ohajon. Stafi i fushatës së Obamës fitoi betejën ligjore që "qendrat për votimin e parakohshëm" të qëndrojnë të hapura gjatë fundjavës përpara zgjedhjeve të 6 Nëntorit.
Ish-guvernatori i Masacusets, Mit Romni bëri tre ndalesa në Ohajo të enjten, ndërsa zv/kandidati Paul Rajen qëndroi në Virxhinia.
Presidenti Barak Obama ndaloi të enjten, në Florida, Virxhinia dhe Ohajo. Në një intervistë për “Des Moines Register”, Obama tha se përparësitë e mandatit të dytë do të jenë: pakti për buxhetin, për të reduktuar borxhin amerikan si edhe emigracioni.
Një zhvillim nxitës për fushatën e presidentit ishte përkrahja e ish-Sekretarit amerikan të Shtetit, Kolin Pauell, i cili e argumentoi gjestin e tij me përmirësimin e ekonomisë dhe drejtimin e ushtrisë.
Sipas një sondazhi të Asoshiejtid Press, Romni kryeson me 47% ndaj Obamës, që renditet pas tij me 45 %. Sic tregon sondazhi, republikani ka mundur "t’i rrëmbejë" kryesimin në rradhët e votuesve femra, ndërsa Obama ka bërë të njëjtën gjë, me votuesit meshkuj.