E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Në këto 4 vite, Shqipëria do ndryshojë më shumë

Në takimin me banorët, z. Berisha theksoi se "këto 4 vite do të vazhdojmë të festojmë fitoren në çdo fshat dhe qytet të këtij vendi me projekte te reja. Çdo ditë dhe çdo javë do të inaugurojmë fillim punimesh dhe përfundime punimesh të rrugëve, ujësjellësave dhe kanalizimeve, të shkollave, sistemeve të vaditjes dhe shërbimeve të ndryshme dhe do të vazhdojmë në këtë mënyrë deri ditën e fitores së ardhshme më 2013".

Kreu i Qeverisë shprehu angazhimin për të hapur gjatë mandatit të ri qeverisës mbi 160 mijë vende pune dhe për të financuar të gjitha projektet e paraqitura nga bashkitë dhe komunat për ndërtimin e rrugëve, shkollave ujësjellësave, për zhvillimin e turizmit, etj., pasi, sipas tij,  "Shqipëria ka nevojë për zhvillim dhe ne së bashku pikërisht këtë po bëjmë".

Kryeministri Berisha i shprehu mirënjohjen qeverisë italiane për projektet e realizuara në kuadrin e Kooperacionit Italian. "Projekti i sotëm është një dëshmi e re e suksesit të këtyre investimeve", tha Kryeministri Berisha. Financimi i Kooperacionit Italian prej 3 milionë eurosh përfshiu rikonstruksionin e 13 rrugëve në lagjen Laprake, me një gjatësi prej 7 kilometrash. Në këtë ceremoni ndodhej dhe Ambasadori i Italisë në vendin tonë, Saba D'Elia.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›