E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI prezanton 6 pikat e programit për bujqësinë

Në një konferencë për shtyp, Edmond Panariti Sekretar i LSI-së për Bujqësinë dhe Mjedisin, ka paraqitur gjashtë pikat e programit.  “LSI do të këmbëngulë në dyfishimin e fondeve të buxhetit për bujqësinë si pjesë e programit të ardhshëm qeveritar.; LSI do të insistojë në përgjysmimin e tatimit mbi vlerën e shtuar për të gjithë artikujt ushqimore baze, per te lehtesuar barren e çmimeve per konsumatoret; LSI do te kerkoje qe te krijohen fonde te garancise per nxitjen e kredise agrare nga burime buxhetore si dhe perdorimin per kete qellim te granteve apo te burimeve alternative financiare”, theksoi Panariti.

Gjithashtu, ai tha se “në bashkëpunim me partnerët tanë të koalicionit do të kërkojmë që mbeshtetja financiare për fermerët të shkojë drejt prodhimit faktik bujqesor dhe blegtoral. “ Sfida jone e perbashket qeverisese do te jete, lidhja e prodhimit vendas me tregun”, tha zyrtari i LSI-së.

 “LSI do të kërkojë ri-negocimin e pikave të veçanta të marrëveshjes së tregetisë së lirë, për të mbështetur praninë në treg të prodhimeve bujqësore të vendit; LSI do të kerkojë konstituimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit si garant institucional i standardeve të cilësisë dhe sigurisë të ushqimeve. Vetëm një sistem kombëtar i sigurisë ushqimore i cili funksionon sipas parimit nga “ferma në tavolinë”, garanton qëndrueshmëri dhe besueshmëri”-vijoi më tej ai.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›