E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Reja :Napoli do të kualifikohet në Champions League

Napoli i drejtuar nga Edi Reja do të luajë sot kundër Katanias në San Paolo ndeshjen e parë të vitit 2009.Skuadra napoletane është përgatitur në maksimum për këtë sfidë për të marrë një fitore dhe për të harruar atë mbyllje të keqe që i bën vitit 2008 ku humbën në Torino përballë kësaj të fundit .Trajneri napoletan për ndeshjen me katanian ka thënë se do të jetë një duel i bukur dhe se i bën komplimente këtyre të fundit.Argjentinasi Ezequiel Lavezzi I cili pati disa probleme ditë më parë pritet të jetë rregullisht në fushë dhe ky fakt e gëzon Rejan.Të gjithë flasin për një Napoli të madh se është rikthyer Napoli I Maradonës dhe se shoqëria meriton që sezonin e ardhshëm të luajë në Champios League.Për Rejan Europa është një objektiv lëkundshëm sepse në skuadër kemi lojtar si Lavezzi dhe Hamsik që janë nga më të kërkuarit më Europë pot unë mendoj se do të jetë një konkurencë shumë e fortë sepse ka edhe shumë skuadra të tjera që po paraqiten mjaft mirë.Skuadra ka marrë rezultate të rëndësishme por duhet të përmirësohemi edhe në ndeshjet që kuajmë jashtë San Paolos sepse nuk arrijmë të shfaqim futbollin që ne duam .Napoli ka dy vite që është kthyer fuqishëm në Serinë A ku kujtojmë se sezonin e kaluar në San Paolo arriti të fitonte nga skuadrat e mëdha vetëm Roma bdërsa Milani,Interi dhe Juventusi kanë humbur.Një fitore ndaj Katanias do ti ngjiste napoletanët në klasifikim dhe do të shtonte shumë entuziazmin te tifozët.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›