Obama:G20,vendime të paprecedenta për ekonominë

Si një samit historik e ka konsideruar presidenti i SHBA-së, Barack Obama samitin e G20-ës në Londër. "Liderët botërorë kanë marrë vendime të paprecedenta për të rimëkëmbur ekonominë", u shpreh Obama. Presidenti i SHBA-së e konsideroi samitin shumë produktiv, dhe sipas tij është refuzuar çdo hipotezë për t'u kthyer në format e proteksionizmit, që nuk do kishin bërë asgjë tjetër, veçse do të kishin përkeqësuar krizën. Lidhur me ndryshimet e politikës së jashtme gjatë administratës së tij, presidenti Obama u shpreh se SHBA-ja ushtron më mirë lidershipin e saj kur "dëgjon". "Erdha në samit për të dëgjuar dhe për të mësuar dhe mendoj se ia kam arritur objektivit", tha Obama.
Vendet pjesemarrese në samitin e G20 në Londër ranë dakord që të injektojnë 1.1 trilion dollarë për të ndikuar në zbutjen e krizës financiare.