Strasburg,manifestime kundër NATO-s,qindra të arrestuar

Zhvendosen përpleshjet nga samiti i G20-ës në samitin e NATO-s. Qindra persona janë vënë në pranga pasi kanë manifestuar në qytetin francez të Strasburgut kundër samitit të NATO-s. Protestuesit kanë shkatërruar stacionet e autobusëve, kanë djegur koshat e plehrave dhe kanë goditur me gurë forcat e policisë. Disa prej protestuesve janë përpjekur të hyjnë para qendrës së selisë ku do të mbahet samiti. Nga ana tjetër, agjentët e policisë i janë kundërëgjigjur duke hedhur gaz lotsjellës ndaj.Ndërkohë që sipas mediave ndërkombëtare qindra manifestues janë arrestuar nga policia franceze për shkak të degjenerimit të përpleshjeve. Manifestimet zhvillohen në vigjilje të samitit të NATO-s ku pritet anëtarësimi i Shqipërisë dhe Kroacisë.