E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama:Kongresi të miratojë planin ekonomik

Presidenti Barack Obama po i kërkon Kongresit të miratojë planin me vlerë 447 miliardë dollarë të propozuar prej tij, duke thënë se do të nxisë rritjen ekonomike dhe do të rikthejë njerëzit në punë.

Ai u tha gazetarëve  në Shtëpinë e Bardhë se populli amerikan ka nevojë për ndihmë dhe se ekonomia ka nevojë për një “shtytje” pikërisht në këtë moment. Ai tha se ekonomia është tepër e brishtë e nuk mund të lejojë politikën të ndërpresë rrugën e zhvillimit të saj.

Obama tha se “Ligji mbi Vendet e Punës Amerikane” do të ndihmojë në rikthimin në punë të 1,9 milionë njerëzve, duke përfshirë mësues, punonjës të shërbimit të zjarrëfikësve, oficerë të policisë dhe punëtorë të ndërtimit. Ai tha se nuk ka dyshim që rritja ekonomike është ngadalësuar dhe paralajmëroi se mosmiratimi i ligjit të propozuar prej tij do të shkaktonte edhe më tepër probleme se sa ato që ekzistojnë tani. Por ligji i Presidentit nuk po gjen mbështetjen e republikanëve, të cilët e kritikojnë atë për retorikën që përdor për çështjen e ekonomisë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›