E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafikonte lëndë narkotike, ekstradohet 31 vjeçari

Është ekstraduar nga Athina , 31 vjeçari Luan Delaj i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
 

Delaj ishte dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë për kryerjen e veprës penale të "Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike".
 

31 vjeçari ishte shpallur fajtor në vitin 2006 pasi në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, në fshatin Peshkëpi, Vlorë, kanë transportuar për qëllime përfitimi një sasi prej 302 kg lëndë narkotike të llojit Kanabis Sativa.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›