E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama:Situata ekonomike, alarmante

Presidenti amerikan Barak Obama, e ka cilësuar si alarmante situatën ekonomike në vend. "Nuk më ze gjumi natën" ka thënë ai në një intervistë të dhënë për CNN. Obama informohet ccdo ditë për situatën më të fundit të ekonomisë amerikane. Mendoj se para disa muajsh, pjesa më e madhe e ekonomistëve nuk do ta kishte parashikuar një situatë kaq të vështirë ekonomike - citohet të ketë thënë Obama. Nuk më zë gjumi natën sepse kemi një sërë problemesh nuk e kemi zgjidhjen magjike për të dalë nga kjo situatë- shtoi Obama në deklaratën e tij. Më tej ai tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund të dërgojnë asnjë mesazh proteksionizmi. Plani i sitmulimit ekonomik përmban, sipas disa vendeve, klauzola që mund të provokojnë boikotin e produkteve jo amerikane. Do të ishte një gabim i madh të dërgosh ndonjë mesazh proteksionist në një moment si ky, - ka thënë Obama. Ai shtoi se dëshiron të shmangë çdo shenjë të proteksionizmit në paketën 800 miliardë dollarëshe për stimulimin e ekonomisë amerikane që po debatohet në senat. Bashkimi Europian dhe Kanadaja kanë kundërshtuar një klauzolë të këtij projektligji, e cila kërkon nga kompanitë që do të përfshihen në projektet e infrastrukturës, që ta blejnë hekurin, çelikun apo edhe produktet e gatshme në Shtetet e Bashkuara. Në këtë mënyrë, Bashkimi Europian dhe Kanadaja i kanë kërkuar Kongresit që ta heqë këtë klauzolë. Paketa 800 miliardë dollarëshe e shpëtimit synon të krijojë miliona vende të reja pune dhe të rindërtojë infrastrukturën në Shtetet e Bashkuara. Duke folur për këtë çështje për herë të parë, presidenti Obama tha se në këtë kohë krize globale do të ishte një hap i gabuar nëse pjesës tjetër të botës i dërgohej mesazhi se amerikanët po mendonin vetëm për vete.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›