Obeziteti po kthehet në një kërcënim për planetin
Popullata mbi peshë është duke u kthyer në një kërcënim gjigand për sigurinë e ushqimit, paralajmërojnë shkencëtarët.
Kilet e tepërta tek shumë njerëz kanë po atë efekt tek kërkesat për ushqim në planet sa 1 miliard banorë shtesë.
Shkencëtarët britanikë thonë se lufta ndaj obezitetit është shumë e rëndësishme. Ata thonë se deri në fund të vitit 2050 në planet do ketë edhe 2.3 miliard njerëz më shumë dhe implikimet e popullsisë obeze do bëhen edhe më të rënda.
Popullsia aktuale në botë peshon 287 milion ton, nga të cilat 15 milion ton janë mbipeshë dhe 3.5 milion janë obezë.
Në total në mbarë botën pesha mesatare e njerëzve është 62 kilogram. Në Europë mesatarja është 70.8 kilogram, kurse në Azi është 57.7 kilogram.
Më shumë se gjysma e njerëzve në Europë janë mbi peshë. Kurse në Azi janë më pak se çereku i njerëzve. Në SHBA situata është alarmante. Aty tre të katërtat e njerëzve janë mbi peshë.
Dhjetë vendet më të rënda
SHBA
Kuvajti
Kroacia
Katari
Egjipti
Emiratet e Bashkuara Arabe
Trinidad dhe Tobago
Argjentina
Greqia
Bahrein
Dhjetë vendet më të lehta
Koreja e Veriut
Kamboxhia
Burundi
Nepali
kongo
Bangladeshi
Sri Lanka
Etiopia
Vietnami
Eritrea