Superkompjuteri më i shpejtë në botë është sërish amerikan
Një kompjuter i ndërtuar për Administratën për Sigurinë Bërthamore Kombëtare në SHBA nga IBM është kurorëzuar si kompjuteri më i shpejtë në botë. Kompjuteri i IBM, i quajtur Sequoia, i merr kështu vendin e parë kompjuterit K, të ndërtuar nga japonezët e Fujitsu.
Kompjuteri pritet që të kryejë simulime për të ndihmuar në shtimin e rezistencës për armët e vjetruara bërthamore.
Drejtuesi i ASBK tha se Sequoia përfaqëson lidershipin amerikan në kompjutera.
Kompjuteri është në gjendje të bëjë aq përllogaritje në një orë sa 6.7 miliard njerëz me makina llogaritëse do i kryenin për 320 vjet nëse do punon pa pushim.
Edhe pse SHBA ka punuar shumë për këtë kompjuter, në listën e 10 superkompjuterave ata kanë vetëm tre të tillë. Gjashtë muaj më parë amerikanët kishin pesë kompjutera në top listë, raporton BBC.
Kina e Gjermania kanë nga dy superkompjutera, kurse Japonia, Franca e Italia kanë nga një.
IBM pretendon se është prodhuesi lider pasi pesë nga dhjetë kompjutera janë të kësaj kompanie.
Sequoia është 1.55 herë më i shpejtë se modeli i Fujitsu dhe përdor 1.5 milion procesorë. Po ashtu IBM është më efikas për përdorimin e energjisë.