E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luiz 90 minuta të "përgjakura"

Kushdo që e ka ndjekur ndeshjen e djeshme mes Brazilit dhe Meksikës, e vlefshme për ndeshjet e dyta në grupe të Kupës së Konfederatave, e ka parë edhe këtë episod, që fillimisht na trembi të gjithëve. Një krosim në zonë dhe gjatë përpjekjes për të larguar topin gjen pjesën e pasme të kokës së shokut të tij Thiago Silva. Ndalesë e menjëherëshme loje dhe stafi mjekësor që nuk vonoi duke e shoqëruar disa herë jashtë vijave kufizuese.

Po flasim për mbrojtësin brazilian David Luiz, i cili ka kaluar disa momente jo fort të mira në fitoren e djeshme. Hemoragji që vështirë të ndalej dhe arbitri Howard Webb që e nxorri jashtë loje disa herë për të marrë ndihmën e parë.

Por fatmirësisht pjesa e dytë nisi mirë dhe pa asnjë problem për mbrojtësin e Chelsea-t, përveç disa fanellave që ndërroi për shkak të hemoragjisë. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›