Obi Mikel i frikësohet Benitezit!

John Obi Mikel mund të jetë rezervë që nga ndeshja e nesërme që Chelsea e zhvillon ndaj Fulham. Kjo pasi që Benitez mund të inkuadroi nga minuta e parë spanjollin Oriol Romeu.
Sipas mediave angleze, Benitez do të tentoj rikthimin e formës së Torresit pikërisht me Romeun në lojë.
Obi Mikel është mesfushor fantastic shkatërrues, por për Benitez , Romeu është lojtar që ndihmon më shumë sulmuesit dukë dhënë topa të gjatë në drejtim të sulmuesve.
“Ndoshta trajneri mund të më lë në bankën rezervë. Benitez është një trajner i ri me taktika të reja. Unë do të bëjë timen, nuk e di nëse do të luaj” deklaroi Mikel./Indeksonline/