"Kupa e Pavarësisë" te shqiptarët e Maqedonisë

Shkëndija e Tetovës ka fituar Kupën e Pavarësisë pas fitores me 11-metërsha kundër Prishtinës, në finalet e këtij kompeticioni të zhvilluara në Vlorë.
I organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, si pjesë e festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë, ky eveniment vendosi përballë skuadrat e futbollit nga Shqipqëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia.
Pas turit të parë, në finale u kualifikuan Tirana, Flamurtari, Shkëndija dhe Prishtina, të cilat u përballën mes tyre në tre ndeshje nga 45 minuta secila.
Në takimin e parë, formacioni nga Tetova mundi me rezultatin 1-0 Tiranën, ndërsa në sfidën tjetër, Flamurtari barazoi 1-1 me Prishtinën. Gjithsesi, pas goditjeve të 11-metërshave, skuadra kosovare arriti të kualifikohej në finalen e Kupës së Pavarësisë kundër Shkëndijës. Pas penalltive Shkëndija siguroi kupën duke arritur fitoren.