Objektet e kultit pre e vjedhjeve
Objektet e kultit kanë rënë pre e vjedhjeve kohët e fundit. Këmbana në kishën e Lezhës është grabitur vetëm pak ditë më parë. Drejtori i inventarizimit të pasurisë kulturore Izet Duraku bën me dije se duhet një bashkëpunim më i ngushtë me institucionet fetare për regjistrimin e këtyre objekteve, sepse vetëm në këtë formë do mund të gjenden më lehtë nga policia dhe institucionet përkatëse.
Edhe këmbana tërësisht prej bronzi dhe me një peshë prej afro 300 kilogramë e kishës së Mërqisë në Lezhë nuk ka qenë e regjistruar në këtë qendër.
“Bashkëpunimi më i ngushtë nga komunitetet fetare është me kishën autoqefale ku janë të regjistruara plot 700 ikona të rëndësishme”- thotë Duraku
Në qendrën e inventarizimit mund të merren të dhëna të sakta për çdo objekt të trashëgimisë kulturore që është regjistruar qoftë e koleksioneve publike , por edhe koleksioneve private.